Categories Turizëm

185 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm që nga 1 qershori

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpreh se, bregdeti, është një pasuri e madhe kombëtare e vendit tonë dhe politikat lehtësuese që ka ndërmarrë qeveria kanë sjellë një zhvillim të qenësishëm. Gjatë një interviste televizive, ministri Klosi vlerësoi se impakt në zhvillimin e turizmit veçanërisht në qytetin e Vlorës i kanë dhënë edhe investimet në vepra strategjike të rëndësishme të infrastrukturës krahas investimeve të sipërmarrjes private që siç tha ai arrijnë deri në 600 milionë euro investime në turizëm ku dhjetra milionë euro janë investime në restorante.

“Vetëm këtu në Lungomare ka 3-4 struktura të reja hoteliere. Ka disa hotele që po zhvillohen me markat nga më të njohurat në botë. Projektet vijojnë se janë në fazën e investimeve. Ndërsa synojmë zgjerimin e kapaciteteve akomoduese që arrijnë deri në 3100 të tilla”- tha Klosi. Duke u ndalur në vështirësitë që solli situata e COVID dhe zbatimin rigoroz të protokolleve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit, Klosi tha se kanë nisur çarterat e parë të vijnë në vendin tonë ndërsa në mesin e muajit korrik presim turistët nga Polonia.

“Ndërsa hapja e transportit detar do të shtojë fluksin e turistëve nga Italia. Hapja e kufijve më 1 qershor ka sjellë 185 mijë turistë në vendin tonë, që janë 30% e turistëve që kanë hyrë në qershorin e vitit të kaluar. Ndërsa në javën e parë të korrikut kanë hyrë, pothuajse i njëjti numër turistësh, sa në javën e parë të 2019. Pra ka një lloj lëvizje”- tha Klosi. “30% të turistëve e përbëjnë turistët e ardhur nga Kosova ndërsa 65% ose 4 milionë pasaporta të tjera nga 65 shtete të botës vizituan vendin tonë vitin që shkoi”- tha Klosi.

Ministri Klosi u shpreh se, “sektori i turizmit është mbështetur nga qeveria përmes dy paketave të mbështetjes dhe sot strukturat akomoduese në turizëm janë të hapura. Çarteri i parë i turistëve nga Bjellorusia ndaloi në Shqipëri, ndërsa regjistrohen 3- 4 çartera në javë. Ka filluar tashmë Ukraina të punojë në mënyrë permanente me Shqipërinë, dhe këto janë tregues pozitivë, megjithëse është e vështirë të bësh përllogaritje në kushtet e COVID-19”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME