Categories Sport

3 futbollistë të skuadrës së famshme pësojnë aksi.dent të fr.ikshëm, pasoja të rë.nda

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur ku janë përfshirë tre futbollistë të ekipit të njohur në Angli që militon në Championship, Derby County.

Për fatin e tyre të mirë nuk ka pasur viktima në njerëz.

Mason Bennett, Tom Laërence dhe Richard Keogh ishin në makinën tip “Range Rover Sport”, kur ndodhi aksidenti dhe si pasojë vetëm kapiteni, Keogh mori plagë të rënda. Keogh, 33-vjeçari ka pësuar një dëmtim të gjurit, çka do ta lë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit. Richard Keogh deklaroi se ndihet përgjegjës për aksidentin, pasi ai ishte në timon dhe u dëmtua më rëndë.

Klubi anglez në një deklaratë për shtyp dënoi veprimin e lojtarëve, ndaj të cilët paralajmëron masa ndëshkimore. “Si një klub, ne nuk mund të lëmë pa dënuar veprimet e një grupi të vogël lojtarësh. Të martën në mbrëmje, lojtarët ishin pjesë e një darke të shtruar nga klubi. Por, ndërsa gjysma e tyre veproi me përgjegjësi dhe u larguan rreth orës 8 të mëngjesit, një grup i vogël, përfshirë kapitenin, Richard Keogh vazhduan të pinin sërish, duke mos ditur të ndalen. Jo vetëm kaq. Ata kanë injoruar mundësinë për të udhëtuar me makinat e vendosura në dispozicion nga klubi dhe më pas historia dihet. Si rezultat i një incidenti të lidhur me alkoolin, Richard Keogh ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju që do të parandalojë të inkuadrohet në fushë deri në fund të sezonit”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e Derby Countrey.

“Lojtarët e përfshirë në incident të martën në mbrëmje do t’i nënshtrohen një hetimi të brendshëm rigoroz nën kodin e sjelljes së klubit dhe procedurave disiplinore. Ata do t’i shërbejnë komunitetit, duke ndihmuar zhvillimin e qytetit. Ne kemi qenë shumë të qartë në lidhje me qëndrimin tonë ndaj alkoolit dhe lojtarët e dinë që në momente të caktuara dhe specifike të sezonit atyre u lejohet një pije së bashku si një grup në një mjedis të kontrolluar.”

“ Ata që janë përfshirë në incidentin e së martës, do të paguajnë një çmim të rëndë për veprimet e tyre, por ne do t’i mbështesin ata për tu rehabilituar përsëri në skuadër,” përfundon deklarata e klubit anglez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME