Categories Lajme

40 mijë lekë “veza sy”, fatura e cmendur ne Dhërmi, i riu vë duart në kokë

Nuk kanë fund çuditë nga Jugu i Shqipërisë, ku mëngjesi që po konsumon rr ezikon të të ngecë në fyt pasi të vjen fatura në tavolinë. Ashtu si edhe vitin e kaluar, vezët të gatuara në çfarëdo formë te tyren kapin shifra aq të larta sa nuk di të qash apo të qeshësh më parë, ku i sheh çmimin në faturën e cila përpos të tjerave është edhe e mbushur me gabime gramatikore. Kështu që një omeletë e cilësuar ndryshe si “vezë sy” në Dhërmi kap vlerën e 500 lekëve, ndërsa një vezë e zier kap vlerën 350 lekë.

Në total 8 omeleta që ishin porositur, kanë kapur vlerën e 4000 lekëve të reja ose 40 mijë lekëve të vjetra. Në faturë janë shënuar gjithashtu edhe çmimi i një veze të zier, një gote me lëng portokalli dhe një ujë i madh me vlerë 300 lekë secila, po ashtu edhe 7 gota qumësht me vlerë 100 lekë secila. Personi që ka dërguar faturën e kripur ka shkruar:

Pershendetje JOQ, shikoni pak veza zier… u be pula te bej veze te arte.”
Rikujtojmë rastin e një jave më parë të një restoranti në Mikonos, ku fatura e kripur që u ishte dorëzuar klientëve pasi kishin konsumuar darkë, u bë shkak për nisjen e hetimeve nga ana e autoriteteve përkatëse dhe vënies para përgjegjësisë të personave që abuzojnë me çmimet ndaj pushuesve.

Po ashtu edhe atë të një fature në Ohër, klientët të cilët refuzuan të pagonin shumën marramendëse dhe nisën të konfliktoheshin me kamarierët dhe menaxherët e restorantit, e pas zënkës, e cila nuk po merrte zgjidhje, turistët telefonuan policinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME