Categories Turizëm

Ishujt e Ksamilit magjikë, po ku arrijnë njerëzit, arrijnë dhe plehrat që askush s’i heq

Me not, apo me pedalo’, me varkë apo me parashutë cilido mund të prekë tre ishujt e rrallë të Ksamilit. Të çliruar nga ndërtesat abuzive të lokaleve që prej vitesh u merrnin frymën, sot janë të lirë, por liria për të paktën dy prej tyre është shndërruar në liri të disa individëve për të lënë plehra në to.

Duket se në fillim sezoni privatët kujdesen shumë mirë për hapësirat e tyre, por kush ka për detyrë të kujdeset për hapësirat publike, as nuk e vret mendjen fare që puna të shkëlqejë. Kështu, nëse shkon në ishullin e parë më të afërt nga bregu, përplasja me qese me mbeturina, kanaçe redbulli, pepsi, birre, cocacola, patatina e çibukë, është takimi i parë. Një rrugëzë e vogël në këmbë mund të lejojë përshkimin e të vetmit ishull për të dalë në anën tjetër, por edhe këtu, era e rëndë dhe papastërtitë nuk të lejojnë. Rast unikal, kur mrekulli të tilla të natyrës të mbajnë era “sëmundje” në vend të aromës së mirë të pemëve e ujit kristal.

Ishulli i dytë më i afërt nga bregu nga larg “të merr në qafë”. Edhe këtu shihen mbetjet e lokaleve të dikurshëm, por zhgënjimi më i madh është kur afrohemi: plehrat e hedhura andej këndej as nuk të bëjnë të futesh e të qëndrosh nën freskinë e pemëve. Ishulli i tretë, ose ishujt binjakë siç njihen, janë të mrekullueshëm. Edhe këtu janë të lëna qartazi mbeturinat e lokaleve që qenë. Mbeturina ka më pak, uji është kristal dhe pylli është shumë i dendur e i padepërtueshëm, por dallohen gjurmët e ndonjë ditëlindjeje apo fejese: petale sintetike kudo.

Të flasim ende në 2020 për plehra të hedhura pa kujdes e të qajmë hallin që dikush nuk e bën punën që ka për të bërë, nuk është gjë për t’u lavdëruar. Ishujt e Ksamilit janë të vegjël, të bukur, të prekshëm. Me siguri punonjës të gjelbërimit në qytetin e vogël ka dhe shteti, ashtu siç privatët i kanë lulëzuar e pastruar bahçet dhe ballkonët e tyre, duhet të tregojnë se kujdesen për këtë pasuri të rrallë.

Të shohësh plehra kanaçesh e shishesh nga më të ndryshmet në ishujt që frekuentohen e arrihen nga kushdo, është shumë e trishtueshme. Shoqata, vullnetarë, nisma, nuk mund të jenë zgjidhja për një mjedis që ndotet sapo dikush mbyll sytë. Ndërsa në Tiranë sheh kudo punonjës të Pastrimit e të Gjelbërimit në krye të detyrës dhe në përkujdes të parqeve e lulishteve, në Jug, nuk sheh një për be. Ndaj papastërtia dhe përkujdesja e hapësirave publike çalon. Apo duhet që dikush gjithmonë të ulërasë: Bëni punën! Kini kujdes, gazetarët që ju shohin janë kudo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME