Categories Kuzhina

Patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë të mykur

Përbërësit:

▪ 6 patate mesatare
▪ Hudhër
▪ Vaj ulliri
▪ Piper i zi
▪ Kripë (shumë pak, me majat e gishtave)
▪ 100 gram djathë i mykur
▪ 100 gram proshutë pule

Përgatitja: Lani si fillim patatet dhe i vërini të ziejnë me lëkurë në zjarr mesatar. Kujdesuni që patatet të zihen por jo plotësisht, pra të dalin pak të forta nga zierja.

Pasi t’i nxirrni nga uji, çajini pak për së gjati dhe me një lugë çaji nxirrni 2-3 lugë tul të brendshëm.

Ndizni furrën në temperaturë 190 gradë celsius.

Prini proshutën e pulës në kubikë dhe në një tas mesatar shtoni të gjithë përbërësit : proshutën e prerë, hudhrën e grirë imët, kripën, piperin, vajin e ullirit, djathin e mykur dhe tulin e patates.

Me një pirun përziejeni të gjithë masën duke e shtypur vende-vende.

Mbushini patatet me këtë masë dhe piqini në furrën e nxehtë deri sa të marrin një ngjyrë kafe të artë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME