Categories Lifestyle

5 gjëra fantastike që bën truri kur je në gjumë

Çfarë bënë truri kur jemi në gjumë? Pavarësisht domosdoshmërisë së tij, ekspertët akoma janë të paqartë mbi nevojën për gjumë të organizmit, ndërkohë që truri nuk fle, përkundrazi punon me një furi të paparë.

Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi. Në këtë artikull do të mësoni për 5 gjërat e jashtëzakonshme që bën truri ndërkohë që jemi në gjumë.

Truri merr vendime
Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime ndonëse janë të pandërgjegjshme, të cilat më pas marrin kuptim kur zgjohemi. Truri përforcon kujtimet
Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra. Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit. Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.

Truri nxit aftësitë krijuese
Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizmin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë. Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.

Eliminon toksinat
Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa “punë shtëpie”.  Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.

Truri përforcon aftësitë automatike
Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjatë, transmeton living.al. Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut si për shembull ngarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë. Kësisoj, falë trurit, këto aftësi bëhen automatike. Këto pëse funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqënien mendore dhe fizike të njeriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME