Categories Lifestyle

5 “super” efektet e specit djegës

Speci djegës ”ari i kuq i tavolinës”, është një mrekulli për organizmin, disa i mbajnë larg, ndersa disa nuk bëjnë dot pa specat e kuq djegës në regjimin e tyre ushqimor. Ajo që e bën specin djegës kaq të vecantë është kapsaicina enzima kryesore e specit të kuq që i jep jo vetëm shijen karakteristike, por edhe aftësinë që edhe një grimcë e vogël të të përvëlojë. Kjo është arsyeja pse speci i kuq djegës është përdorur në mjekësinë tradicionale dhe pastruese.

Cilat janë tamam përfitimet e specit të kuq djegës? Përshpejton metabolizmin

Për shkak se kapsaicina rrit lehtë temperaturën e trupit (që do të thotë se digjni më shumë kalori), speci i kuq djegës mund të nxisë metabolizmin.

Ndihmon kundër dhimbjeve Disa kërkime kanë vërtetuar se kapsaicina ndihmon kundër dhimbjeve, për shkak se redukton të quajturën ”susbstancë P”, një kimikat i rëndësishëm për transmetimin e dhimbjes. Nëse përdorni një krem me kapsaicinë në fillim do të keni pak dhimbje dhe irritim por më vonë do të ndiheni mirë.

Përmbajnë shumë antioksidantë Antioksidantët, ato substanca që parandalojnë ose zvogëlojnë dëmtimet e qelizave të shkaktuara nga radikalet, gjenden me shumicë tek specat e kuq djegës. Ato parandalojnë oksidimin ose dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira, sidomos në lidhje me kolesterolin dhe trigliceridet.

Mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut Kapsaicina ka dhënë prova se redukton kolesterolin dhe trigliceridet dhe ndihmon që qelizat të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe të formojnë mpiksje. Të gjithë këta faktorë promovojnë qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.

A kanë specat djegës efekte anësore negative? Produktet pikante, duke përfshirë këtu edhe specat e kuq djegës, nuk janë për këdo. Nëse keni probleme me djegien e stomakut dhe urthin pasi hani spec të kuq djegës, duhet të bëni kujdes me sasinë. Ushqimet pikante si speci djegës gjithashtu irritojnë zorrët tuaja duke shkaktuar edhe diarre.

Ku mund ta përdorni specin djegës?

Në salca
Në supra
Në pula të pjekura
Në perime të pjekura
Mund të përgatisni një vaj me spec djegës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME