Categories Politike

Merkel: Nëse s’hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, boshllëku do mbushet nga të tjerë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nënvizuar edhe një herë rrezikun e ndikimit të aktorëve të tjerë, përfshirë Rusinë në Ballkanin Perëndimor.Nga Roma ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Merkel tha se BE duhet të bëjë më shumë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Merkel: Jam mjaft e kënaqur që ndajmë së bashku me Conten të njëjtën strategji ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. E duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim, për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Nëse nuk e bëjmë këtë aty do të hapet një boshllëk që do kërkohet të mbushet nga të tjerë. E kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s dhe ne ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike.Në të njëjtën linjë ishte dhe homologu italian Giuseppe Conte, i cili tha se Italia dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE-së me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.Conte: Raporti dypalësh mes Italisë e Gjermanisë është modeluar në varësi të kontributit që qeveritë tona mund të japin së bashku në zhvillimin e Europës. Jemi në nisjen e legjislaturës Europiane e kjo forcon impenjimin e përbashkët në drejtimin e zgjidhjeve europiane në mënyrë që të bëjmë më efikas aksionin tonë në përballimin e sfidave europiane. Duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Një temë kjo mjaft e rëndesishme për ne që e përballëm se fundi pa zgjidhjen e duhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME