Vitet 20-ta janë koha kur më së shumti formohen zakonet që kanë ndikim gjatë pjekurisë. Kur jemi në vitet 20-ta nuk i japim rëndësi jetës, por vitet 20-ta janë koha kur më së shumti formohen zakonet që kanë ndikim gjatë pjekurisë ton, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net. Disa nga zakonet janë këto:
Shpenzimi i parave pa masë. Në moshën 30 vjeçare fillon koha kur fitoni më shumë para, gjithashtu shpenzoni parat në mënyrë të kotë. Ndjekja e trendeve të fundit. Në moshën 20 vjeçare ndjekim trendet e fundit duke shpenzuar shumë para në rroba, nëse ky zakon ju përcjell akoma, filloni të ndryshoni.

Ngjitemi për shokun e ngushtë. Jemi mësuar që të kalojmë kohën me shoqëri por kur vije koha për Universitet fillon edhe ndarja e shoqërisë. Për ata që janë mësuar të kalojnë kohën me shokët/shoqet në momentin e ndarjes ndihen shumë të vetmuar pasi që kanë krijuar një lloj varësie ndaj tyre.
Nuk i jepni shumë vëmendje rutinës ditore. Është e lehtë të menaxhosh rutinën ditore kur jeni adoleshent, por gjatë kohës kur filloni të punoni dhe jeni më shumë i zënë më punë rutina ditore do të ndryshojë, transmeton lajmi.net. Prisni shumë nga metabolizmi juaj. Është e lehtë të mos kontrolloni ushqimin tuaj gjatë kohës që jeni akoma adoleshent, por çdo vit e më shumë metabolizmi juaj fillon të ngadalësohet dhe problemet e të qëndruarit fit bëhen më të mëdha.

Nuk mësoni si të gatuani. Në vitet e 20-ta nuk merreni shumë me gatimin, zakonisht ushqimet e shpejta janë më të favorshme por pas një kohe kur jetesa juaj ndryshon dhe ju duhet të përgatitnit vet ushqimin atëherë njohurit rreth gatimit ju hyn në punë.
Injorimi për një kontroll vjetore të shëndetit tuaj. Jo çdo njeri bënë vizita të rregullta mjekësore. Shumica nga ne mendojmë që çdo gjë është në rregull deri sa ndjejmë dhimbje të mëdha në ndonjërën pjesë të trupit.

Shpenzojmë më shumë kohë në faqet e internetit për takime. Shumica nga ne mendojnë që në vitet 30-ta duhet krijuar familje, dhe fillojmë të shpenzojmë kohën duke u marrë me faqet e ndryshme të internetit për një takim. Jetojmë për momentin. Është normale që në vitet 20 të keni një punë gjysmë orari. Nëse kjo vazhdon edhe në vitet 30 atëherë jeni në rrezik një karrierë që ndoshta keni ëndërruar gjithmonë.

