Categories Lajme

Aksident zinxhir në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar lehtë një fëmijë por nuk raportohet të ketë probleme.

Konkretisht aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Guri i Kuq rreth orës 14:20 minuta ku në përplasjen zinxhirë është përfshirë edhe një autobus i linjës Shqipëri-Greqi. Tre makinat e tjera kanë qenë një tip ‘ Hyundai’, ‘ ‘Peugeot’ dhe një ‘BMW’. Policia bën me dije se njëri prej mjeteve i përfshire në këtë aksident ka frenuar në mënyrë të papritur, për mjetet e tjera që vinin pas tij. Për pasojë përplasja e tre mjeteve të tjera me mjetin e parë ka qenë e pamundur për t’u shmangur. Gjithnjë sipas policisë rrugore, përplasja e tre mjeteve me mjetin e parë ka ardhur dhe për shkak te mos ruajtjes së distancave mes tyre përgjatë lëvizjes.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në ndodhjen e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME