Categories Sport

Aksidentohet ylli i Bayernit, shkatërron makinën luksoze

Para pak ditësh Kingsley Coman deklaronte bujshëm se do të tërhiqet nga futbolli nëse dëmtohet sërish dhe do t’i nevojitet operacion, ndërsa tashmë përfundon në qendër të vëmendjes për një aksident të frikshëm rrugor. Anësori ofensiv i Bayernit ka qenë me fat, sepse u përplas dhunshëm me makinën e tij sportive McLaren, një ditë pas fitores 3-0 të Bayern-it në Leipzig, raporton TZ. Aksidenti ndodhi në A95, një rrugë në jug të Mynihut. Makina e futbollistit të kombëtares franceze u përplas me një barrikadë sigurie, ndërsa policia konfirmoi se nuk ka pasur persona të dëmtuar nga aksidenti. Megjithatë, makina e tij me vlerë 220.000 euro është shkatërruar plotësisht.

Sipas raportit të policisë, ngjarja duhet të ketë qenë e tillë: Më 23 dhjetor, në mbrëmje, 22-vjeçari po udhëtonte në autostradën mes Mynihut e Starnbergut, ku limiti i shpejtësisë ishte 80 km/h. Kur përfundoi kufizimi i shpejtësisë Coman rriti shpejtësinë, duke mos kontrolluar mirë automjetin për shkak të rrugës së lagur, ndaj makina nisi të rrotullohej dhe goditi barrierën e sigurisë, duke rrëshqitur për 150 metra dhe duke u ndalur në mes të autostradës. Për fat, nuk kishte trafik dhe u evitua ndonjë katastrofë, ndërsa Coman u kontrollua për lëndime dhe më pas u largua me taksi për në shtëpi. Supermakinat si McLaren janë jashtëzakonisht të shpejta, por nuk këshillohen për shoferë pa shumë eksperiencë, sepse në pak sekonda automjeti kalon shpejtësinë e 100 km/orë, nëse nuk tregohet kujdes në dhënien gaz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME