Categories Lajme

Aksion i shtrirë në disa qytete/ Falsifikim vizash, 20 të shoqëruar

Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në polici, ku për shumicën e tyre Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që falsifikojnë viza e dokumente identifikimi. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se operacioni i shtrirë në qarqet Korçë, Fier dhe Tiranë dhe disa qytete të tjera, është vijimësi i dy aksioneve të mëparshme.

Burimet bëjnë me dije se të përfshirë në këtë grup kriminal ishin edhe punonjës në aeroportin e Rinasit. Po ashtu mësohet se këta persona, pasi siguronin ‘klientë’ kundrejt pagesave, i largonin këta qytetarë me procedurë të rregullt nga Shqipëria, dhe më pas në aeroporte të mëdha nëpër Europë përdornin dokumenti të falsifikuar.

Personat falsifikonin viza dhe dokumente identifikimi me qëllim trafikimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada apo vende të BE-së. Ndërkohë, përfituesit nga kjo skemë përdornin si vendkalim dhe pika të tjera kufitare përveç Rinasit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME