Categories Lajme

Alarmi nga Gjermania/ Koronavirusi mund të dalë jashtë kontrollit

Zyrtari më i lartë i kontrollit të epidemisë në Gjermani paralajmëroi se Gjermania mund të përjetojë deri në 10000 raste të reja infektimesh në ditë, nëse njerëzit nuk ndjekin rregullat e higjienës dhe të distancimit social. “Është e mundur që përhapja e virusit të dalë jashtë kontrollit,” u tha gazetarëve në Berlin Lothar Wieler, drejtori i Institutit Robert Koch. “Nuk e dimë si do të zhvillohet situata në Gjermani në javët e ardhshme. E mundur është që të përjetojmë 10000 raste të reja në ditë,” tha ai.

Njoftimi i tij erdhi pas një rritjeje rastesh të reja. Gjermania regjistroi më shumë se 4000 infektime me koronavirus në një periudhë 24-orëshe – duke shënuar shifrat më të larta të regjistruara që nga kulmi i pandemisë në pranverë. Shifrat e publikuara të enjten nga Instituti Robert Koch flasin për 4058 infektime të reja të konfirmuara – një ndryshim prej më shumë se 1200 rastesh krahasuar me 2828 raste të mërkurën. “Shifrat flasim për një ndryshim shqetësues,” tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në Berlin. “Thuajse asnjë vend tjetër në Evropë nuk e ka menaxhuar krizën kaq mirë deri tani. Por ne nuk duhet të vëmë në lojë atë që kemi arritur.”

Autoritetet e shëndetësisë nuk kishin regjistruar një numër kaq të madh të rasteve ditore që nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit, kur Gjermania regjistronte shpesh më shumë se 6000 raste të reja në ditë. Infektimet filluan të rriten përsëri në korrik – një rritje që u lidh me njerëzit që u kthyen nga pushimet verore.

‘Paradoksi i vetëkënaqësisë’ Ëieleri gjithashtu kërkoi nga njerëzit që të ndjekin nga afër rregulloret dhe masat e përcaktuara për të parandaluar përhapjen e virusit. “Situata aktuale më shqetëson shumë … Ju kërkoj t’u përmbaheni rregullave,” tha ai, duke shtuar se vetëm 8% të rasteve të infektimeve në Gjermani ishin importuar nga kontinente të tjera. Wieler e përshkroi “paradoksin e parandalimit”: që vetëkënaqësia ishte rritur pikërisht, sepse masat e marra nga autoritetet dhe publiku që nga marsi kishin çuar në një shkallë relativisht të ulët të vdekjeve.

Të mërkurën, shumica e 16 landeve federale të Gjermanisë ranë dakord të vendosin një ndalim ndaj njerëzve që vijnë nga zona me numër në rritje të infektimeve, që ato të mos lejohet të qëndrojnë në hotele apo diku tjetër. Sidoqoftë, njerëzit nga rajone të përcaktuara si zona me rrezik, ose zona në rrezik për t’u bërë pika të nxehta, mund të vazhdojnë të udhëtojnë.

‘Autoritetet e shëndetësisë mund të mbingarkohen’ Masa erdhi ndërsa zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se rritja e rasteve nuk mund të lidhet më me një “ngjarje të vetme shpërthimi” dhe paralajmëroi që autoritetet shëndetësore që përpiqen të gjurmojnë infektimet mund të mbingarkohen. Autoritetet e shëndetësisë gjithashtu i përsëritën thirrjet për të kufizuar udhëtimet e panevojshme. Ndërkohë, Berlini, i njohur për jetën e tij aktive të natës, do të vendosë ndalim të aktiviteve natën në kryeqytet. Të paktën 310.144 vetë në Gjermani janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, dhe mbi 9500 vetë kanë vdekur. /DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME