Categories Lajme

Meta: Kush më detyroi të kthej mbrapsht në parlament Kodin Zgjedhor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zbuloi arsyet pse do ta kthejë në parlament ndryshimin që iu bë Kodit Zgjedhor pa konsensusin e opozitës. Në një intervistë në Opinion, Meta tha se po i jepte një shans mazhorancës pas kërkesës së PPE. “Unë, me thënë të drejtën nuk do të doja ta ktheja mbrapsht, më duket si një veprim burokratik që, ktheje dhe ata e votojnë prapë.
Mua më duket si veprim burokratik, pse ta ktheje unë kot! Kur ata, e kanë ndarë mendjen që duan ta bëjnë këtë gjë në kundërshtim me të gjitha normat e OSBE-së, ODIHR-it, të Venecias, të Keshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.

Unë, tani jam i detyruar, pse do të thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europiane, që është partia kryesore e kontinentin tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian… Partia Popullore Europiane tha: I bëjmë thirrje ku është një akt që pengon qartë integrimin evropian të Shqipërisë, kalimi i njëanshëm në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin mbrapsht, i bëjmë thirrje kryeministrit dhe mazhorancës të reflektojnë. Unë në këto kushte jam i detyruar” – tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME