Categories Lajme

Ambasadori britanik thirrje të rinjve shqiptarë: Mos ikni me gomone në Angli duke rrezikuar jetën, aplikoni për vizë të rregullt

Ambasadori britanik në vendi tonë,  King Smith, iu ka bërë thirrje sot shqiptarëve që të mos largohen nga vendi dhe duke shkuar në mënyrë ilegale drejt Britanisë së Madhe.

Nga Kukësi diplomati britanik iu sugjeroi të rinjve shqiptarë që të aplikojë për viza në mënyrë ligjore. Më tej Smith nënvizoi se trafikantët po shfryrtëzojnë  rininë shqiptare dhe po i detyrojnë ata t’i hyjnë rrugës se krimit.

 “Jam këtu në Kukës për të nisur me programin “Persperktivet e reja përr rajonin e Kukësit”. Kjo është inisiativa jonë më ambicioze në veri te Shqipërisë. Do të garantoj aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon. Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojne të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme është prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj.

Ajo që ju tregohet në mediat sociale nuk është realitet. Ju keni dëgjuar kryeministren britanike se Britania po këkron punëtor. Prandaj qëndorni këtu dhe aplikoni viza në mënyre ligjore. Mos ikni ne mënyë ilegale.Mesazhi im për prindërit dhe pjesetarët e familjes është ky. Kriminelet dhe trafikantët po shfryrtëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata ti hyjnë rrugës se krimit. Mos i lini. Ky projekt “Prespektivat e Reja” do të jetë për ju dhe familjet tuaja. Aftësi dhe mundësi punësimi për të mbeshtetur Shqipërinë. Ju lutem punoni me ne për të krijuar shprese dhe opurtinitet për këtë rajon”, tha Smith.

Mezazhin Ambasadori Smith e dha ditën e sotme pas prezantimit të nisjes së projektit “Persperktivet e reja përr rajonin e Kukësit”, me një fond prej 8.4 milionë paund që qeveria britanike do të zbatojë për 3 vite në qarkun e Kukësit.

Qëllimi është që të nxitet punësimi i të rinjve dhe ndalimi i fenomenit të paligjshëm të emigrimit të tyre drejt Britanisë. Me këtë projekt të rinjtë e verilindjes do të mund të përfitojë ndihmë nga Britania e Madhe, pa qenë nevoja që të udhëtojnë me gomone a kamionë drejt Anglisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME