Categories Lajme

Babë e bir u vranë gabimisht në Klos! Objektivi që mbeti i plagosur refuzoi martesën me vajzën e autorit

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir dhe u plagosën dy të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Renato Hasula mësohet se ka ngacmuar vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Personat që shihni në foto janë babë e bir, Kenado Shira dhe Ilir Shira që humbën jetën nga të shtënat me armë në Klos.

Kenado Shira 17-vjeç, humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa babai i tij Ilir Shira mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën pak orë më pas në spital.

Policia sqaroi se nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur Renato dhe Eglantin Hasula, të cilët janë dërguar me urgjencë te Trauma për mjekim më të specializuar.

Mësohet se masakra mund të ketë ndodhur për shkak të përplasjes së fisit Mjeshtri me Shira, të cilët edhe më parë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin për prona. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Fiqiri Mjeshtri, i cili raportohet të ketë vrarë veten.  Pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi dy persona Besnik dhe Fatmir Mjeshtri.

Mësohet se autori, pasi kishte mësuar për ngacmimet ne instagram, kishte ardhur nga emigrimi dhe kishte kërkuar sqarim me të në lokal.

Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa i riu kishte me vete babain e tij Eglantin. Por siç duket në tavolinë janë bashkuar dhe Ilir dhe Kenad Shira, (të dy rinjtë janë djem tezesh) të cilët fatkeqësisht mbetën të vrarë pas degradimit të sherrit. Lala pohon se Mjeshtri i kishte kërkuar Renato Hasulës që të martohej me të bijën, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar duke fyer dhe vajzën e tij se nuk ishte e denjë për të. Nga të shtënat me armë mbeten të plagosur Renato dhe Eglantin Hasula mbetën të plagosur. Ndërkohë, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi pasi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

VIKTIMAT BAB E BIR.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME