Categories Politike

“Asnjë shans që reforma zgjedhore të bëhet pa PD-në” Grida Duma: Duhet të nisë menjëherë konsulta e gjerë

Grida Duma, u shpreh e bindur në emisionin “Open” në Top Channel se nuk ka asnjë shans që reforma zgjedhore të bëhet pa opozitën, pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama.

“Gjejmë vendosmëri që reforma zgjedhore është edhe prioritet i opozitës. Nuk duhet të merren në referencë çfarë thonë dy individë, qoftë kryeministri, qoftë kreu i opozitës. Duhet të nisë menjëherë konsulta e gjerë. Nuk ka asnjë shans që reforma zgjedhore të bëhet pa PD-në dhe pa opozitën”, u shpreh Duma teksa komentonte planin e prezantuar mbrëmjen e sotme nga kryeopozitari Lulzim Basha për reformën zgjedhore.

Duma theksoi se për opozitën nuk ka ndryshuar kërkesa “Rama ik”.

“Unë personalisht dokumentin zyrtar që kam nga PD është dokumenti që është parë në Këshillin Kombëtar, i cili ka vetëm një platformë “Rama ik”. Nuk besoj se sakrifica e deri sotme është zhvilluar me idenë se Rama do të reflektojë. Ne nuk duhet të fitojmë reflektimin e Ramës, por mbështetjen e qytetarëve”, tha ish-deputetja e PD-së.

Më tej, Duma shtoi se nëse marrja pjesë, hyrja apo dalja në një tryezë kthehet në shoë mediatik, ne nuk kemi luksin të kthehemi në një situatë me batuta qeveritare apo opozitare./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME