Categories Politike

“Bojkoti ka përfunduar”, Paskal Milo: PS-PD kanë një pistë të fshehtë për reformën zgjedhore

Kreu i PDS, Paskal Milo është i mendimit se opozita e ka mbyllur bojkotin e saj dhe këtë e tregon angazhimi dhe platforma e paraqitur për reformën zgjedhore.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Milo tha se kupton që bojkoti tashmë ka mbaruar dhe “deri më 18 tetor do të kemi këtë luftë deklaratash dhe përplasjes, pastaj kur të merret vendimi për negociatat do të ketë një qasje tjetër”.

Milo foli edhe për një pistë të fshehtë që do të përdoret për të realizuar reformën zgjedhore.

“Ka edhe një pistë të fshehtë dhe ajo do të funksionojë. Unë e nuhas dhe do të ketë negociata me ndërmjetësim ndërkombëtar, jo publik, për të gjetur konsensusin për atë që nesër do të shpallet si reformë zgjedhore konsensuale. Deklaratat e opozitës dhe të Ramës nuk kanë koherencë, por bëhen në përputhje me zhvillmet e përditësuara”, u shpreh Paskal Milo./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME