Categories Politike

Basha mban vulën e PD-së me çdo mjet/ Si zhvillohet Kuvendi pa dëshirën e tij dhe si nxirret nga selia?

Si do të zhvillohet Kuvendi i PD-së pa dëshirën Bashës dhe si largohet ai nga selia, nëse e votojnë kundër demokratët?

Këto kanë qenë pyetjet që gazetarët i drejtuan Arben Ristanit në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Lulzim Basha mban vulën zyrtare të PD-së dhe ka dhënë sinjale, se nuk do të njohë asnjë vendimarrje të Kuvendit Kombëtar të kësaj partie.

Pjesë nga biseda:  Nikoll Lesi: Do të realizohen të gjitha, kuvendi, statuti, do të ketë mbi 60% delegatë. Pas kësaj, cfarë do të bëjë PD, do të farkëtohet me protesta apo do të kërkojë zyra tek selia blu. Si do të hysh ti në seli? Një çelës që është e ka Basha.

Anila Basha: Ata nuk e njohin Kuvendin tuaj, kanë vulën. Basha ka thënë nuk lejoj të zhvillohet kjo mbledhje. Kush do të bëjë verifikimin e mandative të delegatëve?

Arben Ristani: Kuvendi vetë mblidhet dhe verifikon kuorumin.

Anila Basha: Ka një vulë që firmos fletët e votimit? Është vula e PD. Si do ta administroni?

Arben Ristani: Administrata ka për detyrë të bëjë këtë punë.

Anila Basha: Do ti drejtoheni sekretarit të përgjithshëm? Ka një pikë në formular, që thuhet kërkojmë mbledhjen e kuvendit, por të gjtihë demokratët që kanë firmosur kanë parë në ëndërr datën…. Të gjitha i ka vendosur zoti Berisha.

Arben Ristani: Të gjithë këta kanë autorizuar zotin Berisha të caktojë datën, vendin dhe të gjitha.

Ylli Rakipi: Basha thotë nuk e njoh Kuvendin. Si do të procedohet?

Arben Ristani: Kjo është si në gjyq. Të del dikush para dhe thotë nuk e njoh vendimin, e njeh apo jo vendimi ka rrugën e vet. Procedohet kështu, unë besoj, por duhet shqyrtuar, besoj se do të ketë një fazë tranzitore, deri në organizimin e zgjedhjeve për kryetarin e partisë dhe trupën tjetër. Nuk mbarojnë këto në këtë Kuvend, por ky kuvend shtron rrugën. Partia ka nevojë për një periudhë tranzitore. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME