Categories Lajme

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave janë deri në 20 vjet të vjetra

Numri i mjeteve rrugore në vend sa vjen e shtohet, teksa marka “Mercedez Benz” vijon të jetë më e preferuara nga shqiptarët. Makinat e vjetra mbizotërojnë me mbi gjysmën e tyre që janë 11-20 vjet të vjetra. Makinat me naftë përbëjnë mbi 70% të totalit, ato me benzinë rreth 17%.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 740.669 mjete, nga 676.811 mjete të regjistruara deri në vitin 2020, duke u rritur me 9,4%.

Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,1%), “Automjetet për transport të përzier ” (6,7%) dhe “Motor” (5,1%),

Në vitin 2021, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 212.

Numri i autoveturave deri në dhjetor të vitit 2021, është rritur me 10,0%, në krahasim me vitin 2020. Automjetet për transport të veçantë janë rritur me 8,0%. Automjetet për përdorim të veçantë me 5,9%, në krahasim me vitin 2020.

Numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës për vitin 2021. Ato zënë 35,0% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend.

Autoveturat me kambio “Manuale” zënë pjesën më të madhe (62,6%) të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” deri në vitin 2021.

Numri i autoveturave të regjistruara deri në dhjetor të vitit 2021 me vit prodhimi 2011-2021 është rritur me 32,7%. Grupi 2000-2010 është rritur me 11,3%. Grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 1,2%.

Në nivel më të detajuar, deri në Dhjetor të vitit 2021, autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 54,2% të numrit gjithsej të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”.

Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz” (18,2%). Ajo ndiqet nga “Volkswagen” (17,5%) dhe “Daimler Chrysler” (10,9%).

Deri në dhjetor të vitit 2021, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2021. Marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë deri në dhjetor të vitit 2021 përdorin lëndë djegëse “naftë”. Kjo përbën 73,6% nga 73,5% deri në dhjetor të vitit 2020. Më pas ndjekin autoveturat që përdorin lëndë djegëse “benzinë” me 17,3% ndaj numrit gjithsej të autoveturave. Numri i autoveturave që përdorin “naftë” në 2021 është rritur me 10,1%, në krahasim me2020. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “benzinë” është rritur me 4,1%, krahasuar me vitin 2020./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME