Categories Lajme

Masakra në Klos, aktivistja Arbana: Vajza urgjentisht duhet të largohet nga andej

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Klos, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Arbana theksoi se vajza e cila dyshohet se u bë shkak i masakrës duhet të largohet urgjentisht nga Klosi.

Sipas saj 16-vjeçarja duhet të shkojë në një vend që nuk e njeh askush ndërsa theksoi se duhet  të fillojë një trajtim psiko-social.

“Tani i gjithë problemi është vajza. Nëse ne shoqëria, institucionet, do ta lëmë këtë vajzë atje kjo vajzë nuk jeton  më, do të jetë një kufomë që vetëm merr frymë. Ajo është rëndë psikologjikisht, nga njëra anë vdekja e të atit që do ta rëndojë gjithë jetën, dhe nga ana tjetër presioni i komunitetit shoqëror që fajëson vajzën dhe vetëm vajzën. Institucionet tre ditë bëjnë zhurmë dhe e harrojmë.

Vajza urgjentisht duhet të largohet nga andej, të çohet në një vend që askush nuk e  di se ku do të jetë. Të filloj një trajtim psiko-social shumë i fortë. Ne duhet të ndërhyjmë. Unë jam e sigurt që asnjë nuk do të bëjë gjë sepse do harrohet”- theksoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME