Categories Lajme

U kapën me lojëra fati në lokale, arrestohen në flagrancë dy persona

Policia ka goditur dy raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në Durrës.

Blutë njoftojnë se janë arrestuar dy shtetas në flagrancë. Këta persona vinin baste sportive përmes aparateve celulare në lokalet e tyre.

Policia njofton po ashtu se aparatet celulare janë sekuestruar në cilësinë e provës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Shijak, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë vijuar kontrollet e befasishme, në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati.

Si rezultat, janë arrestuar shtetasit: Xh. V., 40 vjeç, banues në Durrës dhe I. K., 47 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalet përkatëse, duke vënë baste sportive, përmes aparateve celulare të tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME