Categories Politike

Berisha në selinë e PD: Bashën do ta njoftoj me shkresë që është shkarkuar

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi policinë e shtetit se mbrëmjen e djeshme ka dhunuar disa prej protestuesve. “Protesta pati një jehonë të gjerë botërore.

Falenderoj të gjitha mediat që e kanë përcjellë me objektivitet. Dënoj disa akte brutale të policisë, narko-policisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët në furgona, veçanërisht narko-banditë të komisariatit nr. 2.

Unë jam sot këtu për të paralajmëruar narko-policinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta apo lëvizjet revolucionare. Mbrëmë deri në orën një të natës në qelitë e komisariateve me urdhër të Ramës janë mbajtur adoleshentë dhe burra të moshuar 84-vjeçar. Falënderoj anëtarët e komisionit të rithemelimit, të cilët kanë ndjekur në cdo orë situatën në komisariatet 1 dhe 2.

Me gjithë absurditetin e ndalimit pa asnjë motiv, komisariati nr. 1 nuk i ka keqtrajtuar të ndaluarit, gjë të cilën e ka bërë narko-policë dhe banditë të komisariatit nr. 2. Paralajmërimi i fundit është të mos dhunojnë asnjë të drejtë njerëzore.

Sot komisioni i përkohshëm i drejtimit të PD-së ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit të rithemelimit të PD-së. Gjerë më datë 22 mars të gjitha strukturat e kësaj partie duhet të shndërrohen në struktura të anëtarëve të PD-së të cilët do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre, forumet e tyre. Kjo është një punë intensive.

Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme, të anëtarësisë së PD-së në aktin më historik të lirisë sikur ishte referendumi i datës 18. Ky akt ishte shkarkimi. Akt protokollar dhe jo detyrim. Deputetit Basha do i dërgohet një shkresë ku do të njoftohet me shkrim për këtë vendim” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME