Categories Teknologji

BMW prezanton veturën më të zezë në botë

Këto janë fotot e reja të 2020 BMW X6 përpara debutimit publik të crossoverit në Shfaqjen e Makinave në Frankfurt në Shtator. Por ndoshta do t’ju mundojë të gjeni makinën në foto, pasi është e veshur me ngjyrën Vantablack VBx2.

Ka diçka të veçantë në këtë ngjyrë, që ju bën të pyesni a ka më të zezë se kaq? Dhe përgjigja është jo. Substanca absorbon më shumë se 99% të dritës së dukshme duke e bërë këtë ngjyrë, ngjyrën më të zezë në botë.

BMW ka bashkëpunuar me prodhuesit Vantablack Surrey Nano Systems, dhe agjensinë Levitation 29, për të krijuar X6-tën më të zezë në botë. Në vend që të përdorë kamuflazhin apo panelet ekstra, kjo ngjyrë ekstremisht e errët ka si qëllim ta bëjë crossoverin të vështirë për tu dalluar.

Gjenerata e tretë e BMW X6 ka një pamje të ngjashme me atë të mëparshmen. Versionet për këtë model janë: sDrive40i me gomat e pasme aktive dhe xDrive40i me të gjitha gomat aktive. Të dyja përdorin motorin 3.0-litër inline-6 që prodhon 335 kuaj fuqi dhe 447 Nm fuqi rrotulluese. Gjithashtu është edhe versioni X6 M50i me motorin 4.4-litër twin-turbocharged V8 që ofron 523 kuaj fuqi dhe 750 Nm fuqi rrotulluese.

Pavarësisht motorit, makina ka transmetimin automatik me tetë nivele shpejtësie. Çmimi fillon nga 65,290$ për versionin sDrive40i, 67,595$ për xDrive40i, dhe 86,465$ për M50i.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME