Categories Showbiz

Pas ndarjes, Nora Istrefi padit Robert Berishën

Nora Istrefi dorëzon kërkesën për divorc dhe ngreh padi për Robert Berishën. Nora Istrefi ka dorëzuar një padi në gjykatë për Robert Berishën, duke e cilësuar si abuzues dhe me lidhje jashtëmartesore. Insajderi ka zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Robert Berisha, ka njoftuar se është ndarë me Nora Istrefin.

“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”, ka thënë ky burim. Ky burim ka thënë se çifti i famshëm i showbizit ka më shumë se një vit që nuk kanë bashkë. E pyetur në qershor të këtij viti ajo ishte shprehur se janë më se të dashuruar.

“Ne vazhdojmë me qenë të dashuruar, me qenë prindër dhe bashkë të lumtur”, ka thënë Istrefi. Edhe pse kanë 13 vite së bashku, fundi i këtij rrugëtimi nuk ishte i paraparë të ndodhte në këtë vit. Në vitin 2014 në një emision Roberti i kishte thënë asaj ‘mu ke bo si motër’, ndërsa përgjigjja e saj ishte ‘Si motër shpirt a, ani kur dush e kryjmë këtë far pune’. Gjatë prezencës së Robertit në ‘Dance With Me’, u vërejt edhe mungesa e suportit të kësaj të fundit ku u arsyetua se ajo programin e konsideron si biznes, shkruan Insajderi. “Nora e sheh garën e tij në DËM, e përcjell, por nuk më poston mua, nuk e poston Renen, as nuk poston dikë tjetër që nuk ka të bëjë me biznesin e saj. Ajo, Instagramin e ka thjesht për biznes”, – tha Roberti.

Duket se dyshja përpos biznesit me rrjete sociale e kishin edhe me realizimin e këngëve ku dukeshin më të dashuruar se kurrë. Të zhveshur e me skena erotike ata publikuan dy këngë në vitin 2014 e 2017, të titulluara ‘Baby jem’ dhe ‘Ska inat’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME