Categories Lajme

Borshi i preferuari, pushuesit: Zona ofron gjithçka, klimë fantastike dhe çmimet janë të lira

Borshi mbetet për çdo vit zgjedhja e pushuesve familjarë, që preferojnë qetësinë dhe çmimet e arsyeshme.

Fshati turistik i bregdetit të jugut ka pushuesit e tij fanatikë, që i rikthehen çdo verë.

Albi Jaçe jeton prej 35 vitesh në Austri, por pushimet verore i bën gjithnjë në Shqipëri, e sidomos në Borsh.

“Jam Albi Jace dhe prej 35 vitesh jetoj ne Austri me gjithë familjen time, por megjithatë nuk e harrojmë dot Shqiperinë as nga mendja as nga zemra, dhe çdo vit për pushime vijmë vetëm në Shqipëri, nuses time i pëlqen shume Shqipëria, detet, malet, edhe pse është Austriake me origjine por është dashuruar me Shqipërinë si ne, dhe kenaqemi vijme me qejf… Borshin e zgjedhim vecanerisht sepse ka detin shume te bukur, ne po shkojmë gjithandej neper Shqipëri por Borshi edhe pse është një fshat i vogël, por prape është shume i bukur edhe do te vija vit për vit”, ka thëhën ai.

Për Melanian nga Austria pushimet në vendlindjen e bashkëshortit i japin paqe. Borshi i pëlqen për temperaturat, ushqimin, çmimet dhe natyrën.

“Jam Melanin Jaçe. Kam ardhur nga Viena për pushime në Shqipëri me familjen, po e shijojmë shumë Shqipërinë. Temperaturat ketu jane të mira, plazhi është i këndshem dhe femijet e mi jane të lumtur. Ushqimi është shume mirë dhe çmimet jo të shtrenjta. Do të kaloj gjithë pushimet e mia këtu dhe qe tani e ndjej qe do te me mungoj ky vend, kur të kthehem në Austri sepse njerezit janë shumë të dashur dhe kam ndjesine qe ky vend me jep shume paqe. Borshi ka malin dhe detin në të njejtin vend. Kur noton sheh malet me kete pamje te pabesueshme, me pëlqen natyra e pa prekur nga njerëzit, është vërtet mrekulli“, ka thënë ajo.

Fshati turistik i Borshit falë natyrës dhe vijës së gjatë bregdetare, po kthehet gjithnjë e më shumë në destinacionin e preferuar të pushuesve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME