Categories Lajme

Burrë e grua humbën jetën, dy fëmijët në spital, flasin ekspertët: Çfarë mund ta ketë shkaktuar aksidentin

Eksperti i komunikacionit, Nol Deda, ka folur për shkaqet që mund të kenë çuar në aksidentin mes një automjeti dhe një autobusi në magjistralen Prishtinë-Podujevë, nga ku mbetën të vdekur një burrë e grua, që ishin duke ardhur nga mërgimi, ndërkohë që dy fëmijët e tyre po vazhdojnë trajtimin mjekësor.

Deda ngriti dyshimet se “gropat goditëse” mund të kenë qenë shkaktare e aksidentit.

“Në rrugën ku është e papërfunduar, ekzistojnë ato që i quajmë “gropa goditëse”, të cilat nuk vërehen fare natën, dhe kalimi i automjetit në bazë të tyre, e çrregullon psiqikisht drejtuesin e automjetit, madje edhe ia humb drejtimi, dhe drejtuesi i automjetit nuk e ka më kohën e reagimit për sistem frenimi”, u shpreh ai.

“Janë raste komplekse këto të natës, nuk janë sikur të ditës, ka elemente shtesë me të cilat duhet marrë”.

Tutje eksperti i komunikacionit ngriti shqetësimin se në muajt qershor, korrik dhe gusht, ndodhin më së shumti aksidente, kohë kjo kur mërgata ia mësyn Kosovës.

Mungesa e sinjalizimit po ashtu u përmend si një shkaktare.

“Përveç mungesës së sinjalizimit, është edhe mungesa e sinkronizimit të tyre, sinjalizimit horizontal dhe vertikal. Kemi edhe sinjalizim të deformuar, në momentin kur një shenjë është me koruzion, atëherë de-fakto nuk e jep mesazhin e duhur”.

Deda po ashtu tregoi se ka pasur raste kur palët e përfshira në aksident kanë paditur në gjykatë Ministrinë e Infrastrukturës, kur aksidentet kanë përfunduar me fatalitet për shkak të mungesës së sinjalistikës.

“Janë dënuar me kusht përgjegjësit nga Drejtoria e Rrugëve, të Ministrisë së Transportit”, tregoi ai.

Deda tha se nëse autobusi do të ishte në lëvizje në kohën kur u godit nga mbrapa nga vetura, pasojat do të ishin më të vogla.

“Nëse kanë qenë edhe autobusi edhe automjeti në lëvizje, nëse janë në lëvizje dhe goditet nga mbrapa, atëherë armotizimi i forcave është shumë më i vogël.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Maj 2024

Dashi Fokusohuni në gjithçka, me qëllim arritjen e një objektivi të ri profesional, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kinë, kopshti zoologjik kritika pasi u zbulua se lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

KINE Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 2 milionë euro, mijëra dollarë dhe paund të padeklaruara në kufi u sekuestruan në 2023 në Shqipëri

Rastet e mosdeklarimit të vlerave monetare u dyfishuan në vitin 2023 dhe po kështu edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hoqi nga vendi i aksidentit makinën e vajzës dhe fshehu provat, arrestohet inspektori i policisë në Gjirokastër

Një inspektor policie është vënë nën arrest shtëpiak me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës. Th.M…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë/ Deputeti Bujar Çela i punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland…

LEXO ME SHUME