Categories Politike

Cakaj në Jordani: Shqipëria do të promovojë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një vizitë pune në Jordani, ku u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Al Safadi. Ministrat shprehën angazhimin e tyre të plotë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga potenciali real që ekziston për rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve, apo fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik.

Fokus i takimit ishin marrëdhëniet midis dy vendeve, kryesimi nga Shqipëria i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së si dhe prioritetet e vendit tonë për 2010-ën.

Gjatë takimit, Ministri Cakaj u ndal tek Kryesimi i Grupit të Kontaktit të Mesdheut të OSBE-së, duke shprehur angazhimin e plotë të Shqipërisë në marrjen e kësaj Iniciative. Ai u fokusua tek avancimi i dialogut me vendet partnere në fushat me interes të përbashkët, ku OSBE sjell një vlerë të shtuar në çështje si: sfidat e sigurisë, forcimin e rolit të rinisë në shoqëri dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Konferenca e  Mesdheut  do të organizohet në Tiranë në datat 24-25 tetor 2019, ku kryesimi shqiptar i OSBE është një ndër prioritetet kyçe të Shqipërisë përgjatë vitit 2020.

Ministri Cakaj garantoi homologun Al Safadi se Shqipëria do të ketë frymën e bashkëpunimit dhe konsensusit në vendimmarrje dhe siguroi se përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e tyre do të jenë në krye të agjendës shqiptare. Gjithashtu, Ministri në Detyrë, Cakaj, theksoi se Shqipëria do të promovojë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit, fuqizimin e rolit te gruas dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jordanisë, Ayman Al Safadi theksoi se Jordania kërkon vijimin e bashkëpunimit dhe angazhimit me OSBE-në përmes aktiviteteve në kuadër të Partneritetit për Mesdheun, shkëmbimit të ndërsjellë, praktikave të mira dhe ndërtimit të kapaciteteve për sfidat aktuale.

Nën kryesinë Shqiptare për vitin 2019 të Grupit të Kontaktit me Partnerët Mesdhetarë të OSBE-së, Jordania vijon të ketë një rol tepër aktiv, me kontribut konkret, për çështje si kthimi i luftëtarëve të huaj (FtF) apo dialogu ndërfetar. Ministri jordanez vlerësoi me nota pozitive rolin dhe përpjekjet e Kryesisë Shqiptare të GKM-së për të konsoliduar më tej dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe atyre Partnere të Mesdheut. Al Safadi garantoi angazhimin e tij për përfaqësimin e Jordanisë në këtë konferencë.

Takimi i Cakajt në Jordani

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME