Categories Lajme

Tre gjigandët e mediave sociale amerikane bllokojnë përpjekjet e Pekinit për manipulimin e opinionit rreth protestave në Hong Kong

Tre gjigantë të mediave sociale amerikane – Facebook, Twitter dhe YouTube, e cila është pjesë e kompanisë Google, morën masa për të hequr qindra llogari që mendohet të jenë të lidhura me përpjekjet e qeverisë kineze për manipulimin e opinionit rreth protestave antiqeveritare në Hong Kong.

Por analistët thonë se duhet të bëhet më shumë, pasi fushata e medias globale kineze për të kontrolluar informacionin përtej kufijve të saj është bërë aq agresive saqë paraqet një kërcënim për zhvillimin demokratik dhe lirinë e shtypit në të gjithë botën.

YouTube tha javën e kaluar se ka pezulluar 210 kanale, të cilat “vepronin në mënyrë të koordinuar duke ngarkuar video në lidhje me protestat e Hong Kongut.” Këto kanale dyshohet se ishin pjesë e një fushate të mbështetur nga Pekini për të ndikuar opinionin lidhur me trazirat politike në Hong Kong.

Këto masa pasojnë hapa të ngjashme të njoftuara nga Twitter dhe Facebook javën e kaluar për të mos lejuar shpërndarjen e dezinformatave, për shembull, duke krahasuar protestat antiqeveritare në Hong Kong me grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME