Categories Lajme

Çfarë do të ndodhë në vjeshtë? Pipero kërkon hapjen e plazheve…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është shprehur se të dhënat e fundit epidemiologjike dhe klinike tashmë tregojnë se covid thuajse ka hyrë në fazën e fundit. Në një intervistë për “ABC News”, ai ka theksuar se qytetarët duhet të shmangin grumbullimet, ndërsa ka deklaruar se sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve, apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin.

“Sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte”, tha Pipero.Më tej, sa i përket mundësisë për rikthimin e një vale të dytë ai u shpreh se opinionet e dhëna janë disi kontradiktore edhe pse theksoi se ende nuk ka një evidencë të plotë për sjelljen e këtij virusi.

“Askush nuk mund ta përjashtojë një valë të dytë, por kam thënë që në opinionin tim një valë e dytë në fund të vjeshtës ka gjasa që të mos jetë agresive. Besoj që mund të kemi një skemë mjekimi më efektive ndaj COVID-19”, tha ndër të tjera Pipero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME