Categories Lajme

Kamera e sigurisë fut sherin mes vëllezërve në shtëpi

Një burrë mendonte se duke vendosur një kamera sigurie në lagje, do kishte nën kontroll lëvizjet në shtëpi por edhe në zonë. Por problemet nisin atje ku nuk e pret. Pikërisht kështu i nisën edhe 56-vjeçarit me inicialet H. B, që kishte grindje prej kohësh me të vëllain dhe kunatën, por që konfliktet u agravuan akoma më tej pas vendosjes së një kamere sigurie, ku njëra palë kërkon të hiqet dhe tjetra të qëndrojë aty pasi do të provojë që nuk e kalon cakun.

Kjo histori e çuditshme nuk është referuar pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, por në komisariatin numër 3. Kur gjithë shoqëria ishte në karantinë P. B me bashkëshortin thyen urdhërin për distancim, për një hall të madh sipas tyre. Nuk priste koha ndaj dhe kanë shpejtuar të denoncojnë. “Na duket vetja si në Big Brother. H. ka vendosur një kamera që shikon nga shtëpia jonë. Por policia thotë se dy vëllezërit mund ta kenë përdorur si pretekst praninë e kamerës së sigurisë, pasi mosmarrëveshjet mes tyre kanë vite që kanë nisur për shkak të pronave e për këtë ata kanë angazhuar edhe gratë përkatëse.

Por pala paditëse në ankimimin në polici këmbëngul: “Kamerat janë vendosur pa dëshirën tonë, në një moment kur asnjëri nga ne nuk ishte në shtëpi”. Madje në një moment gruaja, që ankohet për kamerën e sigurisë pasi e bezdiste, ka dalë në oborrin e përbashkët dhe me një shkop është përpjekur ta thyejë. “Është e vërtetë, e pranoj faktin që desha ta thyej kamerën e sigurisë, pasi na është bërë jeta si në Big Brother, na është bërë jeta e padurueshme, pasi kamerat e vendosura nga kunati monitorojnë të gjitha veprimet tona”, pohoi gruaja.

Kundër saj, kunati dhe kunata njëherësh u ankuan për shkatërrim prone, pasi kamera e sigurisë sipas tyre ishte për të mirën e lagjes. “Nuk e kuptoj – bëri të çuditurin H. – se përse im vëlla dhe gruaja e tij kërcënohen dhe stresohen nga një kamera vëzhgimi”. Policia tregon se pas marrëdhënies së acaruar të dy vëllezërve, agjentët janë detyruar të fotografojnë e këqyrin vendin e ngjarjes e të fiksojnë dëmtimet në kamerën e sigurisë që vëzhgon oborrin e përbashkët të dy familjeve. Por problemet, tha një burim  nisin për pretendimet mbi një tokë që posedohej nga babai i tyre që në vitin 1989.

Dy vëllezërit i kanë pasur sherre majë më majë, aq sa dy vite më parë është nevojitur sërish ndërhyrja e policisë, pas kallëzimit të njërës prej kunatave që denoncoi dhunë. Për këtë rrethanë H.B. u dënua në atë kohë me dy muaj burg. Megjithatë e ndodhur mes dy palëve që nuk lëshojnë pe dhe as dëgjojnë të tolerojnë, policia i ka pyetur veçmas të dyja kunatat për burrat e tyre, ku asnjëra prej tyre nuk tregohet e sinqertë. Në një moment gjatë pyetjes se cili është shkaku që dy vëllezërit konfliktohen, njëra prej tyre është përgjigjur: “Nuk e di, por për mendimin tim duan ta fusin H. në burg dhe ndaj H. vendosi kamerat që të ruhet, të ruajë lagjen dhe të ruajë edhe veten”./GazetaSi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME