Categories Lajme

“Zgjedhje vendore në tetor” / Botuesi i njohur ‘ i nxjerr sekretin’ Ramës: E ka vendosur…

Botuesi i njohur, Nikoll Lesi, ka deklaruar sot se Shqipëria do të mbajë zgjedhje të parakohshme vendore në tetor të këtij viti. Në një shkrim botuar ditën e sotme, Lesi thotë se është vetë Kryeministri Rama ai që ka vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, për një sërë arsyesh siç janë: “mungesa e demokracisë në vend” dhe për të kryer një lloj testimi të elektoratit.

Ja çfarë shkruan ai:

“Burime shumë konfidenciale tregojnë se këshilltarët e tij dhe disa të huaj e kanë bindur kryeministrin Rama që në tetor të këtij viti të zhvillojë zgjedhjet vendore, të cilat i mori me 30 qershor 2019 si një parti komuniste, me një kandidat. Por Rama në këtë rast nuk ka hallin e demokracisë, pasi atë e ka shkatërruar dhe rrëzuar përtokë, duke e fundosur me rastin e Teatrit Kombëtar, por ai bluan tjetër hall. Ai do mandatin e tretë si kryeministër. Ai nuk duron dot që të humbë, ndonëse të gjitha sondazhet e çojnë në një humbje marramendëse, ku nuk kap as rezultatin më të dobët të PD, në vitin 2017.

Ndaj që të mos shkojë në zgjedhjet parlamentare të prill-maj 2021 (pasi zgjedhje nuk do ketë nga qershori deri në gusht) si daci në kos, po merr masa testimi në tetor të këtij viti ku do të zhvillojë zgjedhjet vendore. Me këtë rast edhe shfryn mllefin popullor me vendoret, që natyrisht do t’i humbasë, por edhe pret koka në Tiranë e në rrethet duke ia hedhur popullit socialist, dhe fërkon duart në Surrel për të korigjuar emra, kandidatura, politika, qeverinë për zgjedhjet politike në prill-maj 2021. Më në fund duket se i kanë ardhur mendtë kryeministrit, që shumë herë fluturon me arrogancë e me presh në …!

Edi Rama është i detyruar ta bëjë këtë skemë që të mos shkojë në zgjedhjet politike drejt e në gropë ku nuk e nxjerr më as Sandër Lleshi, as Spiropali, as Veliaj, as Agaçi etj, pasi të gjithë marrin arratinë për të shpëtuar veten. Historia politike e këtyre 30 viteve ka dhënë prova se ata gjoja më besnikët të braktisin të parët. I pyetur nga Koha Jonë për këtë skemë të re të kryeministrit, ish-ministri Manjani thekson se Rama është i humbur, por nëse e bën këtë lëvizje atëherë kryeministri synon me djallëzi të arrijë këto objektiva:

1-Shfryn helmin e akumuluar me kokën e Erion Veliajt dhe të tjerëve. 2-Transferon përgjegjësinë duke prerë kokat e tyre. 3-Josh paksa opozitën. 4-Shikon më qartë realitetin se ku është para se të futet në zgjedhje politike. 5-Natyrisht merr masa drastike për zgjedhjet parlamentare. Këto sqarime dha Ylli Manjani. Të njëjtat burime sqaruan se kryeministri do t’i shpallë zgjedhjet vendore, gjoja sikur po plotëson kërkesat e opozitës dhe disa ndërkombëtarëve, por në të vertetë ka hallin e karriges së tij”, shkruan Lesi. Ku i dihet, mbase i del parashikimi këtë radhë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME