Categories Turizëm

Covid lë shqiptarët pa pushime

Për shkak të pandemisë shqiptarët do të bëjnë më pak pushime të planifikuara dhe më shumë pushime ditore. Ekspertët e turizmit shprehen se ky vit i ka detyruar disi qytetarët të pushojnë brenda vendit. Kjo pohohet edhe nga qytetarët të cilët gjithashtu thonë se janë edhe kushtet ekonomike që i penalizojnë të bëjnë pushime.

Izolimi për shkak të koronavirusit ka bërë që shuam qytetarë në marrëdhënie punë të humbasin pushimet vjetore duke i përdorur gjatë kohës kur kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, dhe kjo për ekspertët e turizmit do bëjë që pushimet kryesisht të jenë ditore. “Po vazhdojnë të preferohen pushimet 1 ose 2 ditore.” Operatorët turistik thonë se pandemia i gjeti të papërgatitur për turizmin brenda vendit, pasi nuk ka paketa turiste për shqiptarët këto zona turistike.

Paketa turiste në të gjithë Shqipërinë janë të rralla. Preferojmë që të marrim vetëm hotelin.”Edhe vet qytetarët e pohojnë se këtë vit do pushojnë në Shqipëri. “Normal që na ka trembur, prandaj do të rrimë afër.” Ndërsa të tjerë thonë se kushtet ekonomike nuk ua lejojnë të shijojnë verën… “Nuk bëhen pushime në Shqipërinë tonë socialiste me 184 mijë lekë të vjetra.”

Pavarësisht se Veni është i hapur dhe rreth 97% e bizneseve janë rikthyer në punë, qytetarët përsëri thoin se kanë frikë të pushojnë. “Nëse do të jetë sëmundja nëpër këmbë, frikë është.”  Këtë vit pandemia e koronavirusit do ti mbaj shqiptarët brenda kufijve të vendit për të pushuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME