Categories Sport

Daja dhe ‘Ballkani’ i tij të pafat në ‘Air Albania’, Plzen e mposht 0-1 pas një gafe! Ndeshja ‘finale’, në Zagreb

Kampionët e Kosovës, Ballkani u mposht 0-1 nga Viktoria Plzen në ndeshjen e pestë të grupit C në Conference League. Sfida e zhvilluar në “Air Albania” u vendos nga një gafë e portierit Koliçi në pjesën e dytë. Kampionët e Kosovës e zhvilluan këtë duel në Tiranë pasi fusha e “Fadil Vokrrit” në Prishtinë është në gjendje të keqe.

Pas 708 ditësh Ilir Daja u rikthye sërish në Tiranë, ndërsa drejtoi ndeshjen e 100-të në stolin e skuadrës nga Theranda. Ballkani kontrolli lojën gjatë gjithë takimit, duke shpërdoruar raste të arta për shënim. Goli i ndeshjes erdhi vetëm në minutën e 81-të nga Sulc.

Një krosim i Kalvach nga këndi dhe dalja e gabuar e Koliçit bëri që çekët të kalonin në epërsi për golin me vlerën e tri pikëve, edhe pse kualifikimin e kishin siguruar për në turin tjetër. Tanimë Plzen me 15 pikë prin grupin C, ndjekur nga Dinamo Zagreb me 6 pikë dhe Astana e Ballkani me katër pikë.

Ndeshja e radhës është mes Dinamo Zagreb dhe Ballkanit në Kroaci dhe një fitore e djemve të Dajës, shoqëruar me një rezultat pozitiv të Plzen kundër Astanës, do bënte që Ballkani të kalonte më tej. Për t’u theksuar se Ilir Daja vinte në “Air Albania” pas 708 ditës, kur për herë të fundit drejtonte Partizanin në 23 dhjetorin e 2021 në derbin e humbur 1-2 me Tiranën, gjë që solli edhe shkarkimin e tij

https://rumble.com/v3yvby1-ballkani-0-1-plzen.html

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME