Categories Sport

Dani Alves refuzon ta takojë gruan e tij në burg

Dani Alves vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave në Spanjë. Futbollisti brazilian po qëndron në burg në Barcelonë në pritje të vendimit pasi po akuzohet për përdhunim. Incidenti ndodhi në një klub natë në Barcelonë më 30 dhjetor, ndërsa Alves iu vetëdorëzua policisë pak javë më pas.

Alves i ndërroi deklaratat disa herë rreth veprimit që e kishte bërë, me ç’rast bëri pabesi ndaj gruas së tij, Joana Sanz. Modelja spanjolle nga ajo kohë e ka hequr Alvesin nga Instagrami. Sipas mediave spanjolle “AS” dhe “Sport”, ajo ka dashur ta takojë bashkëshortin në burg, për t’ia kërkuar atij divorcin.

Por, përfaqësuesi i deridjeshëm brazilian po refuzon ta takojë gruan e tij. Avokati Cristobal Martorell po e bën të pamundurën për ta nxjerrë nga burgu klientin e tij, Alves, i cili rrezikon të dënohet me disa vite për përdhunimin e një gruaje. Martorell e ka hedhur poshtë mundësinë e divorcit të çiftit, të paktën për momentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME