Categories Sport

Deri kur do të luhet pa tifozë? Zv. presidenti i UEFA-s flet hapur!

Kampionatet kryesore në Europë kanë rifilluar, por jo gjithçka është si më parë. Ajo çka bie në sy menjëherë janë shkallët e stadiumeve, të cilat ende janë të mbyllura. Pikërisht për këtë temë ka folur dhe zëvëndës-presidenti i UEFA-s, Michele Uva.

“Po e monitorojmë se si po shkon situata në Europë. Nuk është gjithmonë në dorën tonë për sa i përket masave, pasi janë qeveritë lokale ato që vendosin. Deri më tani çdo gjë po shkon OK dhe shpresojmë që ky sezon të mbyllet me sukses”, deklaroi Uva për “Radio 24”.

”E shtymë Euro 2020 për vitin tjetër në mënyrë që t’i japim kohë kampionateve për të përfunduar sezonet. E dimë që pjesë më e vështirë është që po luhet pa tifozë, por duhet të vazhdojmë kështu. Të paktën deri në gusht është e sigurt që stadiumet do të jenë ende të mbyllura”, mbylli numri dy i UEFA-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME