Categories Politike

“Deti”, Vasili: Rekordet si matrapaz kufijsh nga Shqipëria në Kosovë e bëjnë Ramën të pabesueshëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama një ditë më parë në parlament lidhur me çështjen detare. Sipas Vasilit, me belbëzimet e tij, shefi i qeverisë nuk bëri asgjë tjetër veçse konfirmoi tradhëtinë e tij.

Ai thotë se opinioni nuk mori asnjë përgjigje nga Kryeministri për këtë çështje, porse u zvarrit vetëm pas deklaratave greke. Rekordet e tij si matrapaz kufijsh nga Shqiperia deri ne Kosove, thekson Vasili, e bejne deshperimisht te pabesueshem. Ndërkohë Rama në nisje të sesionit të ri parlamentar dje tha se ata që e lëshuan detin, po e mbrojnë sot.

Sipas tij, kreu i opozitës, atëherë Ministër i Jashtëm, e firmosi marrëveshjen në 2009, me buzëqeshjen më të gjatë që kishte parë ndonjëherë. Rama tha se deti nuk mund të lëshohet, dhe se nuk është materie që mund të ndahet, siç ndante LSI tenderat për ARRSH. Pritet që së shpejti, Ministri i Jashtëm grek, të vizitojë Tiranën për të rinisur bisedimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME