Categories Kuriozitete

Dhuratat e fundvitit/ britanikët shpenzojnë shifra stratosferike

4.75 miliardë paund mendohet të shkojnë shpenzimet e britanikëve për blerjet e festave të fundvitit, me miliona vetë të përqendruar tek shitjet online e mijëra të tjerë që janë vënë në radhë pas mesnatës në qendrat tregtare dhe dyqanet anembanë vendit. Shtypi britanik e quan “Boxing Day”, apo dita e uljeve pas krishtlindjeve. Skena të tilla janë të zakonta në vend në 26 dhjetor. Ka njerëz që presin gjithë natën për të mësyrë dyqanet ku mund të gjejnë atë që dëshirojnë me çmime shumë më të lira. Ulje të ndjeshme kanë veshmbathjet, pajisjet elektronike dhe objektet për ambientet e brendshme. Mjaft shitës me pakicë po ofrojnë pazare goxha të mira në përpjekje për të rritur fitimet e për të inkurajuar vërshimin e blerësve. Nuk janë të paktë ata që e konsiderojnë një ide ekstreme të presësh për orë të tëra në të ftohtë që dyqanet të hapen, por këta blerës mendojnë se ia vlen barra qiranë, pasi po të mbërrijnë më vonë, mund të mos i gjejnë gjerat që duan. Një pjesë e dyqaneve çelen në 6 të mëngjesit, dhe ka njerëz që vihen në radhë atje që në 12 të natës për të siguruar vendet e para.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 8 janar 2026

Dashi Ju pret një ditë e lodhshme, sidomos nga pikëpamja sentimentale. Momentalisht situata nuk paraqitet…

LEXO ME SHUME