Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Rita Ora arrijnë majat, renditen në listën mes artisteve të shekullit XXI në Britani

Pink është vlerësuar si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur filloi shekulli 21, sipas kompanisë së licensimit PPL. Renditja u përpilua nga të dhënat e stacioneve radiofonike dhe kanaleve televizive në Britani. Ylli amerikan i popit ka pasur tre albume numër një në Mbretërinë e Bashkuar dhe një mori vlerësimesh duke përfshirë tre Grammy, shtatë MTV Video Music Aëards dhe një Emmy.

Madonna renditet  e dyta falë rekordeve të suksesshëm si True Blue, Ray Of Light dhe muzikës gjatë një karriere që zgjati katër dekada. Ndërsa Katy Perry doli e treta pjesërisht për shkak të popullaritetit të albumit të saj të tretë “Teenage Dream”, ndërsa Rihanna dhe Lady Gaga u renditën përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Në vendin e gjashtë vjen Adele, albumi “21” i së cilës ëhstë shitur në më shumë se pesë milionë kopje, duke u bërë një nga më të suksesshmit e të gjitha kohërave. Mes artisteve janë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa Duke u shprehur e lumtur për këtë sukses, Ora 30-vjeçare shkroi në Instagram.

“Kjo është e mahnitshme. Jam mirënjohëse çdo ditë, shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht e mrekullueshme. Kthehem në studio atje ku filloi gjithçka”, shkruan Rita teksa ka ndarë me fansat  edhe një foto tatuazhi që simbolizon fuqinë.

Ndërsa Dua Lipa renditet e 14 në listën me 20 zërat më të dëgjuar të shekullit.

Lista e artistëve të shek XXI

  1. Pink
  2. Madonna
  3. Katy Perry
  4. Rihanna
  5. Lady Gaga
  6. Adele
  7. Beyoncé
  8. Kylie Minogue
  9. Little Mix
  10. Whitney Houston
  11. Taylor Swift
  12. Sugababes
  13. Kelly Clarkson
  14. Dua Lipa
  15. Ellie Goulding
  16. Christina Aguilera
  17. Diana Ross
  18. Jess Glynne
  19. Rita Ora
  20. Ariana Grande

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME