Categories Politike

Berisha tregon ofertën e tij: Do të ndryshojmë statutin e PD, do afrojmë fraksionet

Në “Foltoren” e Kukësit gjatë takimit të radhës me bazën, ish-kryeministri Sali Berisha vuri theksin te ndryshimet në statutin e kësaj force politike. Berisha dha dy opsione për të ndryshuar primaret.

“Primaret janë që të zgjedhurit vendore dhe qendrorë të Kukësit, Hasit, Tropojës, Gjirokastrës rtj, ti zgjedhë të gjithë anëtarësia e partisë, të dalë në krye ai që merr vota më shumë. Nëse doni ju ky është njëri variant. I dyti i primareve është që të votoni jo vetëm ju, anëtarët, por edhe mbështetësit tanë, të vinë të votojnë me ne për të përcaktuar kryetarin, deputetin, kryetarin e bashkisë.

Për të përcaktuar këshilltarët. Ish kryetari kur e mori karrigen kishte dhënë një urdhër, kishte përjashtuar nga gara të gjithë kryetarët e grupseksioneve. Këto marrin fund. Ish kryetari ka vendosur në statik që kryetarët dhe sekretarët nëse kandidojnë do të japin dorëheqjen ndërsa ai vetë jo. Ai duhet të ikë sa më parë. duhet të jenë të barabartë. E fortë është ajo forcë politike që gjithsecili ka një votë,” deklaroi Berisha.

Gjithashtu, ish-kryeministri u shpreh i hapur për krijimin e fraksioneve brenda partisë. “Cilido që është i aftë të krijojë fraksionin është i mirëpritur. Ne s’kemi frikë nga liria. Janë të mirëseardhur. Fraksionet kanë rregullat e tyre. Ne do e bëjmë këtë parti shumë herë më demokratike. Do ta lartësojmë. Pas 30 vitesh jemi 30 herë më të zotë për ta shndërruar PD në shtëpinë e vërtetë të lirisë,” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME