Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret me prejardhje nga Kosova, të cilat na përfaqësojnë nëpër botë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonëse të dyja kanë shënuar sukseset e tyre, kësaj radhe ato garojnë për të rrëmbyer çmimin e njëjtë në eventin më të rëndësishëm muzikor në Britani. Dua dhe Rita janë nominuar në British Awards 2019, që do të mbahet në shkurt të këtij viti. Dy shqiptaret garojnë për të njëjtin çmim, atë për videoklipin më të mirë.
Këngëtarja Ora, është e nominuar me dy këngë për kategorinë e videos më të mirë: atë me Liam Payne – For You dhe për këngën Let Me Love You. Kurse Dua Lipa po ashtu me dy këngë “One Kiss” me Calvin Harris dhe IDGAF të cilën e ka solo. Përpos në British Awards, kujtojmë se Dua është nominuar edhe për çmim Grammy. Sidoqoftë, shumë herë u përfol për mardhënie jo të mira mes dy këngëtareve, se a do t’i bashkojë ato të dyja ky event, ende nuk dihet.