Categories Showbiz

Dua pozon “topless” për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare (FOTO)

Me mijëra njerëz janë “dyndur” në profilin e Dua Lipas në Instagram pasi këngëtarja publikoi disa foto të shkrepura për Vogue France.

Në një prej fotografive, këngëtarja shqiptare pozon edhe topless.

Dua do të shfaqet në kopertinën e revistës së modës për numrin e shtatorit. Në intervistën e dhënë, ajo flet ndër të tjera edhe për kuptimin që mban emri i saj dhe rrënjët shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Emri yt do të thotë “dashuri” në shqip. Por kur e dëgjoj, nuk mund të mos dëgjoj gjithashtu “dualitet”…

[Dua buzëqesh.] Sigurisht… Emri im ka shumë anë! Ka shumë dualitet në mua… Por brenda këtij dualiteti unë gjej paqen…

Por ju pëlqen të punoni?

Më pëlqen të punoj. Gjithmonë kam nevojë të jem e zënë, më plotëson.

…Prindërve të tu iu desh të ndryshonin punë, shtet… Si fëmijë, ndiheshe ndryshe nga të tjerët?

Po! Emri im e vinte menjëherë në dukje atë ndryshim. Sado normale të përpiqesha të shfaqesha, sapo prezantohesha, dëgjoja: “Oh, nga vjen? Çfarë do të thotë?” Dhe atëherë nuk më duhej të përsërisja apo të shqiptoja emrin tim… Nga atje, do të përfundonim duke diskutuar për Kosovën, edhe nëse askush nuk e dinte se ku ishte vendi.

Është një emër i madh.

Faleminderit, por arrita ta vlerësoja vetëm duke e imagjinuar si emrin tim të skenës. Unë kam qenë gjithmonë krenar për rrënjët e mia shqiptare, por ndërsa jam rritur, kam mësuar të vlerësoj historinë time.

Ka qenë gjyshja juaj, e cila ka ndërruar jetë para lindjes suaj, ajo që e ka sugjeruar emrin Dua. I keni akoma gjyshërit?

Po, të dy nga ana e nënës sime.

A nuk janë të tronditur nga ana juaj sensuale në skenë?

Ata janë gjyshërit modernë. Kanë evoluar me kohën dhe mendoj se janë më së shumti krenarë për mua. Familja është kaq e çmuar.

Dua pozon “topless” për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare (FOTO)Dua pozon “topless” për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare (FOTO)Dua pozon “topless” për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare (FOTO)Dua pozon “topless” për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare (FOTO)Dua pozon “topless” për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare (FOTO)Dua pozon “topless” për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare (FOTO)Dua pozon “topless” për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare (FOTO)Dua pozon “topless” për Vogue France, flet edhe për rrënjët shqiptare (FOTO)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME