Categories Sport

Duka thellon fushatën, mbështetje edhe nga kreu i federatës angleze

Presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit vijon me intensitet fushatën për t’u zgjedhur anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Kjo tentativë e dytë e Armando Dukës për të hyrë në qeverinë europiane të futbollit, po duket më serioze. Numri një i FSHF-së ka ndërmarrë një seri takimesh me personalitete të futbollit në kontinent. Edhe takimi i ditës së premte me kreun e Federatës Angleze të Futbollit, Greg Klark, këtë temë kishte si fokus kryesor.

Duka priti presidentin e federatës angleze në zyrat e FSHF, por edhe në ish-kompleksin Dinamo, ku kanë parë nga afër kompleksin e ri që po ndërtohet aty për kombëtaren dhe federatën.
Më tej Armando Duka ka shoqëruar Greg Klark në kantierin e stadiumit “Arena Kombëtare”, ku kanë parë nga afër ecurinë e punimeve. Duka në fjalën e tij të shkurtër para medieve nuk foli shumë për çështjen e zgjedhjeve në UEFA dhe kandidaturën e tij, por më tepër u fokusua në eksperiencën që mund të marrë FSHF nga FA.

“Është një vizitë që na ndihmon, shkëmbim eksperience. Kemi shumë për të mësuar nga Federata angleze. Jam i kënaqur që ajo na jep mbështetje, edhe për zgjedhjet e ardhshme në UEFA. Shkëmbimi i eksperiencës, duke parë edhe një realitet ndryshe nga Anglia, është një eksperiencë për presidentin e federatës angleze”.- tha Armando Duka. Ndërkohë kreu i federatës angleze të futbollit, Klark ka dalë hapur në mbështetje të kandidaturës së Armando Dukës në zgjedhjet për anëtarë të komitetit ekzekutiv të UEFA-s. “Erdhëm për të vizituar miqtë tanë dhe për të parë punët që ka bërë Federata Shqiptare. Mbështesim kandidaturën e zotit Duka për anëtarë të KE.” u shpreh presidenti i FA, Greg Klark.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME