Pas më pak se dy orësh debat, deputetët miratuan sot njëzëri ndryshimet kushtetuese, të shpallura javën e kaluar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Të 432 deputetët e pranishëm, nga 450 që përbëjnë Dhomën e Ulët të parlamentit rus, Duma, votuan për lexim të parë të rishikimit kushtetues, i kërkuar nga presidenti rus dhe i paraqitur vetëm tre ditë më parë.
“Ne kemi treguar një unitet të fuqishëm”, përshëndeti pas votimit, presidenti i Dumas, Vyacheslav Volodin.
Ai njoftoi se leximi i dytë do të zhvillohet më 11 shkurt.
Shumë zyrtarë rusë thanë se kishin për qëllim miratimin përfundimtar të projektligjit në pranverë.
