Categories Politike

Pasojat e tërmetit/ Rama falënderon Conte-n dhe Di Maio-n: Pa Italinë, vështirësitë do ishin të pakapërcyeshme

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot homologun italian Giuseppe Conte dhe ministrin e Jashtëm, Luigi di Maio për humanizmin dhe mbështetjen që po i jep Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se pa gatishmërinë e Italisë dhe të Conte dhe Di Maio, vështirësitë pas tërmetit do të ishin të pakapërcyeshme.

“Faleminderit për humanizimin që ju dallon në sytë e Shqipërisë në këto momente të vështira pas tërmetit të nëntorit të kaluar, që pa Italinë dhe gatishmërinë tuaj për të na ndihmuar do të ishin të pakapërcyeshme”, – theksoi Rama.

Gjatë vizitës së sotme në Romë, Itali, Rama u prit në takim nga Kryeministri italian Conte dhe ministri i Jashtëm Di Maio, me të cilët diskutoi për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME