Categories Lajme

Edhe në Gjykatë, zbulohet pozitive punonjësja, në Sarandë dy raste, 23 vjeçari rezulton pozitiv

Gjashte raste të reja me Còvid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Shkodër, e cila ka qenë një nga qytetet me numrin më të lartë të të ínfektuarve përgjatë këtyre muajve. Burime bëjnë me dije  se ka rezultuar pozitive një punonjëse e gjykatës se rrethit gjyqësor Shkodër, si dhe një pacient i cili ka qenë i shtruar në spitalin rajonal. Ndërsa pjesa tjetër janë kontakte të personave të cilët kanë rezultuar pozitiv ditë më parë.

Ndërkohë në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë zbuluar 53 raste të reja me Còvid 19, ndërsa ka ndërruar jetë një 70 vjeçare nga Durrësi, e prekur nga Covid 19 dhe me sëmundje të tjera shoqëruese, e cila ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv. Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë 63 pacientë ndodhen të shtruar në Infektiv, mes tyre dhe mosha të reja. Numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 43. Edhe ne Sarandë eshtë shënuar rasti i dytë me COVID-19 në.

Një 23 vjeçar banues në Manastir të Ksamilit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Fillimisht ai shfaqi simptoma të një gripi të thjeshtë e më pas iu mor tamponi nga ku rezultoi pozitiv me COVID-19. Më pas ai u dërgua në spitalin Covid-1 në Tiranë. Që prej ditës së djeshme DVPSh Sarandë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për izolimin e kontakteve të tij. Mëngjesin e sotëm të gjitha tamponet e kontakteve të 23 vjeçarit rezultuan negative” – raportoi gazetarja, Anxhela Lushkaj. Sipas burimeve, 23 dyshohet të jetë infektuar në një nga baret e Ksamilit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME