Xhani De Biazi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, së fundmi ka folur për Breshian. Një klub në të cilin ka punuar më parë. De Biazi e sheh të vështirë situatën e “dallëndysheve”, ndërsa një tjetër problem atje është Mario Baloteli. Për sulmuesin, De Biazi thekson se tashmë nuk është më një djalosh, por një 30-vjeçar që nuk një identitet.
“Breshia do të ketë probleme për të shpëtuar. Kanë marrë shumë pak pikë dhe në ADN e tyre nuk kanë shumë forcë. Nuk besoj te ndryshimet në minutë të fundit. Kanë edhe një problem me Balotelin. Kanë investuar shumë për të nga ana sentimentale për ta bërë të ndihet pjesë e projektit. Por, ai është një rebus i madh. Ai ka nevojë për një trajtim ndryshe nga të tjerët, ndoshta ai nuk ka gjetur ende një trajner që t’i përshtatet. Pastaj, ai nuk është më një djalosh. Tashmë është 30-vjeçar dhe me shumë mundësi nuk ka një identitet të tijin. Ndoshta, nevojitej një tjetër sjellje me të”, u shpreh De Biazi.
