Categories Sport

Elbasan, Kombëtarja e femrave mundet 3-0 nga ekipi i djemve

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit të femrave do të presë nesër në “Elbasan Arena” skuadrën e Finlandës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2021” në Grupin E. Vajzat shqiptare shpresojnë të përsërisin suksesin e Kombëtares së meshkujve pak vite më parë, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë, duke qenë se në grup kanë përballë ekipe si Portugalia, Skocia, Qipro dhe Finlanda.

kombetarja_femrat_albaniaW_women_nt_jan2017

Për të parë më nga afër gjendjen e skuadrës, tekniku Vioresin Sinani ka zhvilluar një ndeshje miqësore me një ekip meshkujsh. Bëhet fjalë për Pepa U-17, një skuadër që merr pjesë në Superligë për këtë grup-moshë. Ka qenë një ndeshje që nuk ka pasur histori, pasi djemtë që drejtohen nga Mardian Kacollja kanë dominuar në çdo aspekt, duke fituar 3-0, me golat që u shënuan që në pjesën e parë. Sigurisht, edhe pse një ekip kombëtar, përballë një skuadre meshkujsh, femrat e kanë pasur të pamundur të rivalizonin.

Kombetarja e femrave

Tashmë e gjithë vëmendja e vajzave kuqezi do të jetë te sfida ndaj nordikeve, ku do të kërkohet një nisje sa më pozitive e ndeshjeve eliminatore. Kujtojmë se takimi i nesërm ndaj Finlandës starton në orën 17:00 dhe hyrja do të jetë pa pagesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME