Categories Politike

Fatura/ Kur Sali Berisha në vitin 2009, paguante 2695 dollarë hotelin në SHBA, si kryeministër i Shqipërisë

Një faturë e dalë nga ministria e drejtësisë për shpenzime delegacioni (700 euro), ka bërë që PD të mësyjë në sulm ndaj ministres së drejtësisë duke e paraqitur si një abuzim marramendës. Aq dramatike paraqitet situata nga foltoret e PD sa publiku me të drejtë mund të perceptoje se në kohën kur qeveriste PD, këto shpenzime nuk bëheshin (edhe pse kjo do të thotë se nuk punohet me përfaqësimin e interesave te Shqipërisë tek shtetet e huaja).

Por për të mos humbur në të thella, mjafton të kërkosh një faturë të një ministri para 2013 për një krahasim të thjeshtë e për të hedhur dritë mbi faktet reale.

E në këtë rast, nuk ka një krahasim më të mirë sesa me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili hiqet sikur në kohën kur ai qeveriste, kjo procedurë nuk ndodhte.

Sali Berisha në vitin 2009, siç duket nga fatura, për 3 netë në një nga rrjetet e hoteleve më të mira në botë (Hilton), ka paguar nga buxheti i shtetit plot 2695 dollarë. Pra, dhoma për një natë për Berishën ka kushtuar plot 839 dollarë. Ajo që vlen të theksohet është së këto bëhet fjalë për vitin 2009, që do të thotë se çmimet e hoteleve sot në 2019 sa vijnë e rriten.

Duke parë këto fakte, kuptojme së PD që sot sulmon e di fort mirë se si shpenzimet e Gjonajt edhe të tjerat janë të domosdoshme dhe normale në takime të nivelit të lartë, por në mungesë të aftësisë për të trajtuar çështjeve reale politike, PD zgjedh si përherë beteja pa sens dhe është kapur sërish pas një fije kashte./Lexo.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME