Categories Lifestyle

FDA paralajmëron se këta dezinfektues duarsh mund të jenë hêlmues

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka paralajmëruar konsumatorët të shmangin nëntë sanitizuesit e duarve që mund të jenë toksik për shkak të “pranisë së mundshme të metanolit”.

Të premten, agjencia e shëndetit publik këshilloi njerëzit që të mos përdorin sanitator dore të prodhuar nga Eskbiochem SA de CV në Meksikë, pasi mostrat e testuara u zbuluan se përfshijnë përbërësin potencialisht të rrezikshëm, shkruan The Independent.

Metanoli, i njohur gjithashtu si alkooli i drurit, mund të jetë toksik kur përthithet përmes lëkurës ose gëlltitet, sipas FDA, i cili tha se metanoli nuk është “një përbërës i pranueshëm për sanitizuesit e duarve”.

“Konsumatorët të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj sanitizuesve të duarve që përmbajnë metanol duhet të kërkojnë trajtim të menjëhershëm, i cili është thelbësor për kthimin e mundshëm të efekteve toksike të helmimit të metanolit”, tha agjencia, duke shtuar se ekspozimi i metanolit mund të çojë në nauze, të vjella, dhimbje koke, turbullira në shikim, verbëri e përhershme, gjendje kome, dëmtim i përhershëm i sistemit nervor ose vdekje. Sipas FDA, ajo identifikoi nëntë produktet më poshtë si të përfshira me metanol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME